Top Channel/ Zhduket nëndetësja bërthamore, autoritetet në alarm

0 Просмотры
Издатель
Autoritetet indoneziane janë vënë në alarm pas zhdukjes së një nëndetëseje bërthamore të marinës vendase, e cila kishte 53 persona në bord. Nëndetësja po kryente një stërvitje në ujërat në veri të ishullit të Bali por nuk raportoi më mbrapsht. Shefi i shtabit të ushtrisë tha se në zonë janë dërguar menjëherë luftanije për të ndihmuar kërkimmet për KRI Nanggala-402. Zyrtarët vendas kërkuan ndihmë edhe nga Australia e Singapori, edhe pse ende nuk kanë komentuar publikisht mbi ngjarjen. Nëndetësja e prodhuar në Gjermani mendohet të jetë zhdukur në ujërat rreth 60 milje larg brigjeve të Balit mëngjesin e së mërkurës. “ Ne e njohim zonën por aty është mjaft e thellë, "tha Admirali i Parë Julius Ëidjojono për agjencinë e lajmeve AFP. Disa raporte tregojnë se kontaktet me nendetësën u ndërprenë pasi asaj iu dhë leja të zhytej në ujëra më të thella. Kjo është një nga pesë nëndetëset që operohen nga Indonezia. Ajo është prodhuar nga fundi i viteve 1970 dhe iu nënshtrua një riparimi dy-vjeçar në Korenë e Jugut që përfundoi në 2012, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#Nendetesja#KRINanggala#TopChannel
Категория
Фантастика
Комментариев нет.
Яндекс.Метрика